Telegrafi

Mot i ftohtë edhe javën e ardhshme, temperaturat bien në -13C

Moti i ftohtë dhe me acar do të vazhdojë të mbajë mbi vendin tonë edhe në fillim të javës së ardhshme, me vranësira e kthjellime dhe rënie të ndjeshme të temperaturës. 

Sipas Prishtina Weather nuk përjashtohet mundësia edhe për reshje të dobëta bore të hënën dhe të mërkurën.

Temperaturat zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, minimalet zbresin edhe deri në -10C e -13, e maksimalet në -2 e 0C, e ditën e hënë edhe në -5C.

Të hënën era do të fryjë kryesisht nga veriu 6-12m/s, e ditën e martë më e lehtë.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritje lartë mbi vlera normale. /Telegrafi/