Site icon Telegrafi

Mot i ftohtë dhe me vranësira

Sot gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht më i ftohtë dhe me vranësira.

Vorbulla ciklonike me masa të ftohta ajrore, tashmë ka filluar të depërtojë mbi rajon, ku si rrjedhojë, solli rënie të temperaturave si dhe reshje të pakta shiu.

Nga mesi i javës, sipas parashikimeve të fundit, një tjetër vorbull ciklonike, po ashtu me masa të ftohta ajrore polare, do të depërtojë në lindje të rajonit, që do të sjell sërish mot më të ftohtë dhe mundësi për të reshura.

Mirëpo pas kalimit të kësaj vorbulle, në pjesën e dytë të javës fusha anticiklonike nga Evropa perëndimore do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, në fillim të javës do të luhaten rreth vlerave mesatare, e më pas do të pësojnë rënie më të ndjeshme. Minimalet do të luhaten nga 2 deri në 5 gradë Celsius, me tendencë të rënies edhe deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 12 gradë Celsius deri në 18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-5m/s, e nga mesi i javës mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi dhe veriu 5-13m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje, por ditën e mërkurë do të zbres nën vlera normale.

Exit mobile version