Site icon Telegrafi

Mot më i ftohtë dhe me vranësira

Rryma të ftohta ajrore që kanë filluar të zbresin mbi rajonin tonë nga Evropa verilindore, ditëve të ardhshme do të vazhdojnë të sjellin masa më të ftohta ajrore dhe të shtrihen edhe përgjatë Evropës qendrore.

Në këto kushte pritet të mbajë mot më i ftohtë, me vranësira, me mundësi edhe për riga lokale shiu gjatë ditës së premte.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, një vorbull ciklonike nga Afrika veriore, përgjatë Mesdheut, pritet të depërtojë në jug të rajonit, që ka mundësi të sjell kushte për reshje të borës nga e diela në mbrëmje dhe në fillim të javës.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga +1 në -2 deri -3 gradë Celsius në fundjavë, e maksimalet nga 8 deri 10 gradë Celsius, e të hënën edhe deri në 3C.

Për shkak të një dinamike të vrullshme të motit në ditët e ardhshme, pritet që të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në zbritje e indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale. Në orët e mbrëmjes mbetet si mundësi, nëse nuk ka erëra, vlerat të mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Do të fryjë erë mesatare nga verilindja 4-9m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë, me tendenca të zbritjes rreth vlerave normale.

Exit mobile version