Sot do të mbajë mot i ftohtë dhe do të ketë erë. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të hershme të mëngjesit.
Masat e ftohta ajrore që kanë filluar të shtrihen mbi rajon do të mbeten edhe ditëve të para të javës, ndërkohë që nga Atlantiku një tjetër vorbull ciklonike do të depërtojë në jug të rajonit, ku mbi vendin tonë do të sjellin kushte për të reshura bore.
Nën kushtet kur parashikohen mundësi për mjegull dhe mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror, vlerat e do të rriten në të pashëndetshme.
Situatë më e mirë parashihet për sot kur priten erëra dhe të reshura, që mund të zbresin indeksin e kualitetit të ajrit përkohësisht në vlera të mira.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në 5C, e ato maksimale nga -1C deri në +2C. Ditën e premte pritet që vlerat e temperaturave të shënojnë rritje, minimalet në +2C e maksimalet deri në +5C.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-11m/s. Shtypja atmosferike, do të shënojë rritje mbi vlera normale. /Telegrafi/