Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
IHK njofton se në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.
Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës. /Telegrafi.