Telegrafi

Mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/