Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.
IHK njofton se vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/