Telegrafi

Mot me diell, temperaturat deri në 31 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell.

IHK njofton se vranësira të shpërndara mund të paraqiten në viset e larta.

Temperaturat mbeten pothuaj konstante në të dy vlerat, ngjashëm me të ditës së enjte.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i  udhëzimeve të IKSHP. /Telegrafi/