Telegrafi

Mot me diell, temperaturat deri në 27 gradë

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, ndërkaq do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/