Site icon Telegrafi

Mot me diell, temperaturat deri në 12 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version