Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/