Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kryesisht rreth relievit malor.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1- 6m/s. /Telegrafi/