Site icon Telegrafi

Mot me diell, rritje të lehta të temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

IHK njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/

Exit mobile version