Telegrafi

Mot me diell dhe vranësira, në mbrëmje priten reshje shiu

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës.

Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të arrijë fronti i ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellë destabilizim të fuqishëm.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C

Era do fryjë nga jugperëndimi gjatë ditës, ndërsa vonë në mbrëmje me kalimin e frontit të ftohtë, do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h. /Telegrafi/