Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/