Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/