Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë.
Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi