Telegrafi

Mot me diell dhe vranët

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor.

IHK njofton se në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/