Site icon Telegrafi

Mot me diell dhe vranësira edhe gjatë javës së ardhshme

Gjatë javës së ardhshme mbi vendion tonë do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira.

Sipas Institutit Hirometeorologjik të Kosovës, kjo situatë meteorologjike mbetet si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./Telegrafi/

Exit mobile version