Telegrafi

Mot me diell dhe temperatura të larta edhe gjatë fundjavës

Mbi vendin tonë edhe gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 33-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, njofton IHK, transmeton Telegrafi .

Ndërsa, të dielën parashihet mot kryesisht me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”.

“Qytetarët duhet të ndjekin udhëzimet e IKSHP-së”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/