Telegrafi

Mot me diell dhe pjesërisht vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët.

IHK njofton se vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.

Situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi që është vërejtur një aktivitet pothuaj dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë. /Telegrafi/