Telegrafi

Mostrat e shkëmbinjve marsianë të Perseverance mund të përmbajnë flluska të lashta të ujit

Dy mostra të shkëmbinjve marsianë të mbledhur nga Roveri Perseverance mund të përmbajnë dëshmi të flluskave të lashta të ujit, sipas NASA-s.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, mostrat e shkëmbinjve u zbuluan se përfshinin minerale kripe, të cilat mund të zbulojnë njohuri për klimën e lashtë dhe ambientin e Marsit miliarda vjet më parë – dhe madje mund të ruajnë dëshmitë e jetës së lashtë, nëse ka ekzistuar në planetin e kuq.

Perseverance mblodhi me sukses dy mostrat e para të shkëmbinjve më 6 dhe 8 shtator, duke i quajtur Montdenier dhe Montagnac, nga i njëjti shkëmb i quajtur Rochette. Roveri aktualisht po eksploron kraterin Jezero, vendin e një liqeni të lashtë më shumë se 3 miliardë vjet.

“Për shkak se këta shkëmbinj ishin të një potenciali kaq të lartë shkencor, ne vendosëm të merrnim dy mostra këtu”, tha Katie Stack Morgan, zëvendës-shkencëtare e projektit Perseverance në Laboratorin e Shtytjes së Avionëve të NASA-s në Pasadena, Kalifornia. /Telegrafi/

Pikat e bardha janë të dukshme në këtë imazh që tregon se ku Perseverance përdori mjetin e saj të gërryerjes për të bluar shkëmbin para shpimit. Këto njolla të bardha janë kripëra.
Instrumenti PIXL i roverit, ose Instrumenti Planetar për Litokiminë me rreze X, zbuloi minerale kripe (në të verdhë). Kristalet e kripës mund të kenë bllokuar flluska të ujit të lashtë.