Telegrafi

Mossi dhe Fero vijnë me këngë të re

Reperët shqiptarë, Mossi dhe Fero, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

“Fuck u” mban titullin kënga e tyre e parë, të cilën e kanë shoqëruar edhe me një video në YouTube.

Ndërkohë për miksimin, masterizimin dhe ‘beat’-in e kësaj kënge është përkujdesur M.O.B.

Mossi dhe Fero sjellin këngën e re (Foto: YouTube)

Krahas platformës së lartpërmendur, projektin e gjeni edhe në Spotify e tashmë edhe në shumë rrjete të tjera të njohura.

Në këngën e parë të përbashkët të dyshes nuk kanë munguar edhe ‘diss’-et ndaj reperëve të tjerë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Pritet që projekti të pëlqehet nga fansat e publiku, reagimet e të cilëve kanë qenë të shumta në pjesën e komenteve.

 

Fero në anën tjetër në vazhdim pritet të sjellë edhe prurje të tjera si solo artist. /Telegrafi/