Ashtu sikurse paralajmëroi Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme SPAK kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën për shpërdorim detyre dhe moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të realizuar votën e Diasporës.
Sipas Alibeajt, pavarësisht se kishte një vit kohë, Kuvendi nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve shqiptarë.
Kujtojmë se një javë më parë, disa përfaqësues të Diasporës janë futur në Kuvend ku në shenjë proteste kanë hedhur fillimisht disa fle të bardha dhe kanë bërë thirrje që të përfaqësohen në Kuvend nga deputetët.
“Dua të votoj nga Diaspora” ka qenë banderola që qytetarët kanë hapur në sallën e Kuvendit ku kërkojnë të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet e 2025. /Telegrafi/