Site icon Telegrafi

“Mospërshtatje e shpejtësisë dhe tejkalim i pasigurt”, policia tregon se si ndodhi aksidenti i rëndë në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti i rëndë në Dobrushë të Istogut, dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit të pasigurt.

Në aksidentin ku u përfshinë dy automjete dhe një traktor, një person ka mbetur i vdekur e të lënduar janë nëntë të tjerë.

Lexo po ashtu Një i vdekur dhe nëntë të lënduar nga aksidenti në Istog

“Ju informojmë se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 22:40, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dobrushё- Istog. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR)”.

“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё traktor dhe dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurt”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se nё vendin e ngjarjes kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca.

“Dhjetё (10) personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version