Site icon Telegrafi

Mospajtime rreth menaxhimit të Kodit +383 (Video)

Kosova do të ketë kodin e saj telefonik që nga fillimi i muajit mars të këtij viti. Por, palët nënshkruese të marrëveshjes së 25 gushtit kanë mospajtime rreth menaxhimit të tij.

Përderisa zyrtarët e shtetit fqinj thonë se kodi për të cilin ka aplikuar Kosova do të menaxhohet nga Serbia, zyrtarët e Kosovës e thonë të kundërtën.

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovë në Serbi ka thënë se me marrëveshjen për Telekomunikacionin “qartë është definuar se Kosova nuk merr kod telefonik të shtetit, por e merr edhe një kod telefonik për rajonin gjeografik të Serbisë, i cili krahas kodit +381 do të shfrytëzohet për territorin e Kosovës”. /Gazeta Tribuna/

Exit mobile version