Site icon Telegrafi

Mospajtime në Komunën e Klinës, rreth ndërtimit të shtëpive për ashkalinj (Video)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, i ka dërguar një kërkesë komunës së Klinës, që t’i sigurojë vendbanim katër familjeve të komunitetit ashkali, romë dhe egjiptian, raporton KTV.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit komunal, kjo komunë ka marrë vendim për ndarjen e afër 10 ari tokë të komunës për këto familje, në kuadër të procesit të kthimit të të zhvendosurve.

Por, kjo është kundërshtuar nga partitë opozitare në këtë komunë, të cilat kanë votuar kundër këtij vendimi.

Pal Berisha asamblist i AAK-së, ka thënë se këto familje nuk janë të komunës së Klinës, por të Komunës së Shtërpcës.

E që këto familje nuk janë të komunës së Klinës, e ka thënë edhe Sahit Balija kryesues i Komitetit për komunitete.

Mirëpo, nënkryetari i komunës së Klinës, Enver Berisha, ka thënë se vazhdimisht është marrë me këtë çështje dhe se këto familje janë të komunës së Klinës, por që deri tash kanë jetuar në Mal të Zi.

Këto familje do të jetojnë në fshatin Klinavc të Klinës, ku ka edhe shumë familje të tjera të kthyera.

Exit mobile version