Telegrafi

Mosmarrëveshje rreth një borxhi, rrihen mes vete dy familje

Policia e Kosovës njofton se në Lipjan pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi janë rrahur mes veti disa persona të dyshuar, dy familje ku janë përdorur mjete te forta.

Sipas raportit policor lidhur me rastin janë arrestuar 8 meshkuj si të dyshuar.

Lëndime trupore kanë pësuar një femër dhe një mashkull, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit 5 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/