Pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00, në Viti.
Tutje bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor, dy meshkuj kosovarë janë plagosur nga arma e zjarrit. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, sipas raportit nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47, 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë e llojit Sig 14, 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer, 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm.
“Me vendim të prokurorit që të tre personat e përfshirë janë cilësuar si të dyshuar dhe dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/