Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth divorcit është sulmuar fizikisht nga e dyshuara bashkëshortja e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor, pasi e njëjta vuan nga depresioni dhe epilepsia.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth divorcit është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare bashkëshortja e saj. E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor, pasi e njëjta vuan nga depresioni dhe epilepsia”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/