Vizitorët që kishin shkuar të bënin fotografi, në sheshin e qytetit Odessa të Ukrainës, mbetën të hutuar kur dy burra të veshur si Babadimra, nisën të përleshen dhunshëm.
Ata patën mosmarrëveshje, për atë që e konsideronin si territor të tyre dhe kërkonin nga njëri-tjetri që të largohen prej aty, transmeton Telegrafi.
“Është gjesti më i ulët, që mund të bëhet para një fëmije. Të vegjlit qanin, kurse të rriturit provonin t’i ndanin”, ka thënë një vizitore.
Në anën tjetër, është bërë e ditur se që të po i shfrytëzonin paligjshëm hapësirat publike dhe do t’ju ndalohet kjo veprimtari e festave të fundvitit. /Telegrafi/
https://youtu.be/rsIQA8Pv2YU