Site icon Telegrafi

Mosmarrëveshje për kontratën e re me PSG-në, Neymari planifikon rikthimin te Barcelona

U raportuar në mediat ndërkombëtare se Neymar nuk e dëshironte largimin nga Paris Saint-Germaind dhe ishte madje shumë afër të rinovonte kontratën.

Mirëpo, duket se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi ka mosmarrëveshje në lidhje me kontratën e re.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, 28-vjeçari nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët me kampionin e Ligue 1 për të rinovuar kontratën.

Tani kur Lionel Messi lidhet me një largim nga Barcelona si lojtar i lirë në verën e ardhshme, Neymari mund të tentojë rikthimin në Camp Nou.

Katalunasit ka kohë që e duan rikthimin e brazilianit, e që ky i fundit mund të bëjë një gjë të tillë vetëm nëse ylli argjentinas largohet.

Neymar dëshiron të jetë lojtari më i rëndësishëm në skuadër dhe e gjithë loja të ndërtohet përreth tij.

Problemi kryesor është që Barcelona nuk mund të financojë transferimin tij, mirëpo mund të ofrojë disa lojtarë.

Philippe Coutinho, Antoine Griezmann dhe Ouseman Dembele mund të jenë në listën e shkëmbimit për shërbimet e Neymarit. /Telegrafi/

Exit mobile version