Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Mitrovicë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi një person i ka kërkuar marrëdhënie seksuale.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë në fund të dhjetorit, 2024, ndërsa është cilësuar si kanosje.
“Kanosje… Mitrovicë /28.12.2024-NN. Më 14.01.2025 është raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi me datën e lartcekur, i dyshuari m/k, dyshohet se i ka kërkuar viktimës f/k të kryej marrëdhënie seksuale”, thuhet në raport.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime. /Telegrafi/