Site icon Telegrafi

Mosmarrëveshje në trafik, rrahën mes vete katër persona në Prizren

Katër persona janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në trafik.

Rasti ka ndodhur ditën e premte në Prizren, rreth orës 23:3o.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version