Dy persona kanë përfunduar duke u rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në trafik.
Nga zyra për media e Policisë së Kosovës në Prishtinë, konfirmuan për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.
“Sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në mes të dy personave në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 2 personat të cilët ishin të përfshirë në rast. Si pasojë e rrahjes, e cila dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik, të dy personave u është ofruar trajtim mjekësor”, njoftoi Policia.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/