Site icon Telegrafi

Mosmarrëveshje në trafik në Veternik, një person ofendon një tjetër dhe shtie me armë në tokë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të mosmarrëveshjes një trafik.

Të premten në ora 12:05 në lagjen “Veternik” në Prishtinë një person ka njoftuar Policinë se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar i panjohur e kishte ofenduar dhe më pas kishte shtënë në drejtim të tokës me armë zjarr.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar i panjohur e kishte ofenduar dhe më pas kishte shtënë në drejtim të tokës me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë”, thuhet në raport

Policia thotë se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version