Site icon Telegrafi

Mosmarrëveshje në mes ministrave të PDK-së dhe Nisma-s në mbledhjen e Qeverisë, deklarohet Haradinaj

Në mbledhjen e të martës të Qeverisë së Kosovës ka pasur tensione në mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismas Socialdemokrate.

Përplasje verbale ka pasur mes Fatmir Limajt, Skënder Reçicës dhe Uran Ismajlit e Besim Beqajt, rreth një dokumenti rreth rregullimit të fushës së Marrëdhënies së Punës.

Ndërsa, shefi i Qeverisë së Kosovës, i pyetur rreth këtyre tensioneve në mes dy partnerëve qeveritar, ka cituar një proverb popullor ku ka thënë se “mos hi ndërmjet tyre”.

Sipas tij, “ata duhen ma shumë se të tjerët në Qeveri”.

Haradinaj këto komente i ka bërë në konferencën e mbajtur për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version