Telegrafi

Mosmarrëveshje në komunikacion, ia thyejnë xhamin e autobusit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në komunikacion.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion, kanë sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar mirëpo në pamundësi për ta goditur viktimën, kanë goditur-thyer me shufër metalike xhamin e autobusit pronë e viktimës”, ka njoftuar policia.

Nuk raportohet për te lënduar ndërsa, me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa, tjetri lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/