Site icon Telegrafi

Mosmarrëveshje mes një çifti të huaj në Prishtinë, gruaja e sulmon fizikisht ia merr veturën dhe paratë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një çifti i huaj në Prishtinë ka pasur një mosmarrëveshje që kanë pasur, gruaja ka sulmuar atë dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Poashtu, ajo ia ka marrë edhe veturën e paratë, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka njoftuar se e dashura e tij e dyshuara femër poashtu shtetase e huaj, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marr veturën, portofolin me para dhe dokumente personale dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka arritur ta ndaloj veturën të cilën e drejtonte e dyshuara, e njëjta është arrestuar ndërsa vetura dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version