Telegrafi

Mosmarrëveshja që eskaloi, pasagjerët rrihen brutalisht brenda aeroplanit që udhëtonte nga Philadelphia-Miami

Një mosmarrëveshje verbale eskaloi dhe për pak sekonda një grup pasagjerësh filluan ta grushtojnë njëri-tjetrin në aeroportin ndërkombëtar të Miamit, ku aeroplani kishte ateruar pas një fluturimi nga Philadelphia.

Gruaja që filmoi incidentin me telefon mobil, ka thënë se një pasagjer u nervozua kur një person para saj bllokoi korridorin e daljes duke nxjerrë valixhet, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se kur pasagjeri i parë bëri komente raciste një tjetër pa u menduar dy herë e goditi në fytyrë.

Kiera Pierre Louis e cila njihet me emrin artistik Mili Miami dhe regjistroi incidentin me telefon, pranoi se “nuk mund t’ju besonte syve se çfarë po shihnin”.

“Mund ta shihni një burrë të bardhë mbi një pasagjer me ngjyrë duke e rrahur mes dy ulëseve. Aty u përfshi edhe një anëtar i ekuipazhit. Gruaja e burrit të bardhë gjithashtu u përfshi, e situata eskaloi kur edhe i biri dhe partnerja e tij u bën pjesë e rrahjes”, ka shtuar ajo.

Disa persona, përfshirë një anëtar të ekuipazhit janë munduar të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.

Policia e Miamit ka konfirmuar se pasagjeri me ngjyrë nuk është arrestuar, por thjesht është ndalur për të dhënë deklaratën e tij.

Madje është zotuar se nuk do të ngrit padi ndaj pasagjerit që e sulmoi brutalisht. /Telegrafi/