Telegrafi

Moska i dërgon Bjellorusisë sistemin raketor Iskander-M, mund të mbajë raketa bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka konfirmuar bisedën e zhvilluar me Alexander Lukashenko, presidentin e Bjellorusisë, të cilit i premtoi se gjatë muajve të ardhshme do t’i dhurojë sisteme raketore Iskander-M, raporton The Guardian.

“Në kuadër të marrëveshjes së mëhershme, është vendosur që muajve të ardhshëm në Bjellorusi të dërgojmë sisteme raketore Iskander-M, që siç e dini përdor raketa balistike ato standarde por edhe bërthamore”, tha Putin pas takimit me Lukashenkon në Shën Petersburg, transmeton Telegrafi.

Putin theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Evropë rreth 200 koka bërthamore, dhe se 257 aeroplanë luftarakë nga vendet që janë anëtare të NATO-s janë të gatshme t’i përdorin.

Lexo po ashtu Shpërthime të fuqishme në periferi të Kievit, Klitschko bën thirrje për evakuimin e banorëve

Për më tepër, presidenti rus e informoi homologun nga Bjellorusia se qeveria ruse është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë kompetente të OKB-së, sa i përket çështjes së furnizimit global të drithërave dhe plehrave artificiale.

“Ripërsëris çështjen se duhet të kthehemi pyetjeve më urgjente, e ato janë furnizimi me drithëra dhe plehra artificiale në nivel global. Jemi në kontakt të vazhdueshëm më agjencitë kompetente të Kombeve të Bashkuara”, shtoi Putin.

Presidenti rus gjatë takimit ka bërë të ditur se Rusia dhe Bjellorusia, janë furnizuesit kryesor të plehrave artificiale në tregun global. /Telegrafi/