Telegrafi

I moshuari vret të riun që tentoi ta plaçkiste, vendimi i gjykatës shokoi të gjithë (Foto/Video, +18)

Një video shokuese është shfaqur në internet, ku shihet momenti kur një burrë i armatosur derisa po tentonte të plaçkiste një burrë që po qëndronte brenda një veture të ndalur mbetet i vdekur në vend, në momentin që burri të cilin e kishte sulmuar nxjerr revolen dhe e qëllon në vetëmbrojtje.

Hajduti i identifikuar si Ricardo Palazzo 40-vjeç, nxjerr revolen në momentin që e sheh Pedro Gonzalezin duke qëndruar brenda një veturë luksoze, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës kur viktima derisa po i trokiste me revole në dritare, goditet nga plumbat që i kishte shkrepur Gonzalez.

Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Caballito, pranë Buenos Aires në Argjentinë.

Por mbrëmë gjykata e ka liruar 62-vjeçarin me arsyetimin se kishte vepruar në vetëmbrojtje, pasi me vete kishte pasur mbi 10 mijë funte, para këto që ishin të dedikuara për rrogat e punëtorëve të tij. /Telegrafi/