Personi i moshuar që u grushtua nga Conor McGregor ka thënë se boksieri ende nuk ka shkuar t’i kërkonte falje për veprimin e bërë.
Pamjet që u publikuar para disa ditësh tregojnë ngjarjen se si irlandezi ishte futur në një lokal duke e grushtuar një 50-vjeçar që ishte duke pirë pijen e tij.
McGregor kishte shkuar aty që ta promovonte markën e tij të uiskit, mirëpo i moshuari e kishte refuzuar pijen, më pas për t’u goditur nga ish-kampion i UFC-së.
Në një intervistë për Irish Mirro, viktima ka thënë se ende nuk ka pranuar falje nga McGegor dhe se nuk është befasuar nga sjellja e tij.
“Supozoj se ai është duke tentuar ta mbrojë vetën. Më duket se ishte rrugëzgjidhja e tij e vetme. Ai u kërkoi falje të gjithë tifozëve të tij, por unë ende nuk kam pranuar asnjë kërkim falje”, ka thënë personi i moshuar.
McGregor kishte deklaruar se ai ishte ndjerë në ato momente keq, mirëpo sipas tij ai ka kërkuar falje ndaj të moshuarit. /Telegrafi/