Ka një vit e gjysmë që naftarët kanë refuzuar dhe u kanë rezistuar organeve shtetërore që të mos fisklaizohen me arka të veçanta. Për njohësit e kësaj fushe kjo ka ndikuar në çmim, pasi që naftarët asnjëherë nuk deklarojnë sasinë e saktë të shitjes dhe në këtë formë po I ikin tatimit nga shteti, shkruan sot e përditshmja “Zëri”.
Njohësi i kësaj fushe Labinot Hashani, i ka thënë “Zërit” se nga 650 kompani të naftës, vetëm 45 prej tyre kanë hyrë në proces të fiskalizimit të veçantë dhe ato janë kompanitë më të mëdha.
“Të tjerat tash e 1 vit po e refuzojnë fiskalizimin e veçantë duke shkelur ligjin dhe duke pamundësuar që shteti të mbledhë tatimet nga shitja e derivateve të naftës” ka thënë ai duke shtuar se “rreth 600 milionë litra importohen dhe Administrata Tatimore e Kosovës duhet të deklarojë dhe të tregojë publikisht sa tatime ka mbledhur nga këto pika të shitjes së derivateve”, ka thënë Hashani.
Edhe drejtori i Institutit “RIINVEST” Lumir Abdixhiku, ka thënë se naftarët kosovarë janë arsyetuar se ngritja e çmimit të naftës në Kosovë është pasojë e ngritjes së çmimit nëpër bursa ndërkombëtare, që, sipas tij, kjo do të nënkuptonte se edhe ulja-eventuale-do të ndodhte njëtrajtësisht. /Telegrafi/