Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen në nëntor.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se nëse zgjedhjet mbahen në nëntor Kurti do t’i marr 70%.
Musliu theksoi se situata aktuale, përfshirë mosdaljen e pagave dhe sfidat me buxhetin për vitin 2025, e bën të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve para afatit të parashikuar.
“Fort janë pjekë kushtet me shku në zgjedhje ka mesi i nëntorit mos me e pritë shkurtin hiç. Pagat nuk kanë dalë, kështu si kanë fillu as buxhetin për vitin 2025 s’kanë me mujtë me e votu. Me shku në zgjedhje në nëntor besoj dikund 70% i merr Albini”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/