Site icon Telegrafi

Moscovici: Dera është e hapur nëse Britania i bie ‘pishman’ mbi BREXIT-in

Dera është e hapur, nëse Britania dëshiron të anulojë votën e vitit 2016 për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Kështu është shprehur në një intervistë për mediat franceze, Komisioneri Evropian për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Monetar, Pierre Moscovici.

Disa politikanë britanikë janë shprehur se duhet të mbahet një tjetër referendum nëse Britania do të largohet nga BE-ja sapo të njihen kushtet e largimit dhe marrëdhëniet e mundshme të ardhshme midis Britanisë dhe bllokut ekonomik.

I pyetur për këtë, në intervistën e përbashkët për stacionin televiziv francez ‘C News’, radion ‘Europa 1’ dhe gazetën ‘Les Echos’, ish-ministri francez i Financave, Moscovici, tha se “Dera është e hapur, nëse britanikët duan të ndryshojnë mendje, kjo do të ishte shumë e mirëpritur”. /Scan/ Telegrafi/

Exit mobile version