Site icon Telegrafi

​Moscertifikimi i disa kandidatëve, VV dhe AAK dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme

Foto: Arkiv

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.

PZAP nëpërmjet një vendimit që publikoi të martën ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga radhët e Vetëvendosjes nuk u certifikua Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.

Lexo po ashtu PZAP aprovon vendimin e KQZ-së, Kurtit i mohohet kandidimi

Edhe disa deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk iu është lejuar kandidimi për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lexo po ashtu Vendimi i PZAP-it lë jashtë garës për deputetë katër kandidatë të AAK-së

Ndaj këtij vendimi pati reagime nga subjektet politike të cilave nuk iu certifikuan kandidatët për deputetë.

Sipas ligjit, të gjitha palët që nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme. Palët brenda 24 orëve mund të dorëzojnë ankesat në Supreme dhe Gjykata më pas ka afat 72 orë që t’i përgjigjet ankesave të paraqitura.

Exit mobile version