Site icon Telegrafi

Mos u shtir më…

Ja cilat janë disa nga arsyet që e detyrojnë një grua të imitojë arritjen e një orgazme:

1. Nuk dëshiron të prishë magjinë që dhurojnë momentet intime me partnerin. Kur paraloja duket se shkon ashtu siç duhet, përse duhet shembur gjithçka duke rrëfyer të vërtetën?!

2. Ka frikë se prek rëndë egon e partnerit.

3. Druhet të tregojë të vërtetën: që nuk e ka përjetuar kurrë më parë një orgazëm.

4. I trembet kohës dhe mundit që mund të kalojë partneri në mënyrë që ajo të arrijë kulmin e kënaqësisë.

5. Nuk ka as dëshirën dhe as vullnetin për ta marrë vetë përgjegjësinë e të përjetuarit të një orgazme.

6. Beson se orgazmat që arrihen gjatë seksit oral dhe paralojës janë të mjaftueshme

E ke gjetur veten në ndonjërën nga këto arsye? Me siguri që po. Atëherë, si fillim, ki parasysh se nuk duhet të gënjesh asnjëherë në lidhje me këtë çështje. Është gabim i rëndë nëse i lë partnerit të besojë se e ke arritur orgazmën edhe herë të tjera.

Nëse nuk e korrigjon këtë pikë, do ta gjesh veten sërish në një rreth vicioz dhe për këtë përgjegjësia është vetëm e jotja dhe e askujt tjetër. Jo për gjë, por ia çon edhe tjetrit punën dëm!

OK, e dimë shumë mirë. Qëllimi yt është i mirë, por rezultati është gjithmonë njësoj: ti nuk do të kënaqesh plotësisht nga një raport seksual dhe, përveç kësaj, do të ndihesh më shumë e dëshpëruar se më parë.

Le të përballemi me realitetin: herët ose vonë, mungesa e kënaqësisë nga një raport seksual do të sjellë zhgënjim, zemërim, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse çojnë drejt fundit të hidhur një lidhje që mund të kishte funksionuar nëse ti do ishe treguar e ndershme që në fillim.

Në një situatë të tillë, keqkuptimet janë të pashmangshme. Sepse, në momentin që ti nuk e dëshiron më një raport seksual, partneri mund të mendojë se kjo gjë shkaktohet nga një gjendje emocionale e keqe. Ndërkohë që të vërtetën e di vetëm ti: nuk kënaqesh në shtrat.

Atëherë çfarë mund të bëhet në një situatë të tillë? Për këtë nuk mund të fajësosh askënd veç vetes. Kënaqësia gjatë një raporti seksual varet nga ty dhe vetëm nga ty. Në këtë rast nuk flitet për ato lloj orgazmash që femrat i arrijnë edhe pa pasur nevojën e një mashkulli pranë.

Por duhet të kuptosh që nuk është përgjegjësia e tij që ti të arrish orgazmën, por ama ai ndihmon shumë. Vetëm se një burrë nuk të ndihmon dot nëse ti nuk i tregon të vërtetën.

Kjo je ti

Fillo ta njohësh trupin tënd. Me këtë duam të themi: fillo të kuptosh se si funksionon ai në disa pjesë të veçanta. Si mund ta bësh këtë? Duke u vetëkënaqur. Shkurt: duke masturbuar.

Masturbimi për shumëkënd konsiderohet ende si një fjalë e ndyrë, por pa të ti nuk ke për ta kuptuar kurrë sesi e funksionon trupi yt. Duhet të kalosh kohë me veten, për të zbuluar se çfarë të bën të arrish orgazmën dhe më pas këtë eksperiencë personale ta ndash me të dashurin. Në këtë mënyrë mund të arrish orgazmën edhe gjatë raportit seksual me partnerin.

Për shumë femra të tjera masturbimi nuk përbën një fenomen tabu. Megjithatë, ato nuk dinë të përftojnë të njëjtën kënaqësi që arrijnë gjatë masturbimit me partnerin e tyre.

Por ka dy mënyra për ta ndrequr:

1. Duhet t’i tregosh partnerit se çfarë lloj prekjesh kanë efekt te ti. Duhet t’i tregosh pjesët e trupit ku të pëlqen më shumë të të përkëdhelë si dhe intensitetin e prekjeve. Është e rëndësishme që këto “leksione” të mos ia tregosh në formë kritikash. Kjo ka për të goditur keq egon e tij. Duhet t’ia bësh të qartë që kjo gjë shërben vetëm për të pasur një marrëdhënie seksuale më të plotë me njëri-tjetrin.

2. Duke e njohur trupin tënd, ti do ta kesh më të lehtë të arrish kënaqësi gjatë raportit me partnerin.

Dy janë mënyrat më të lehta që një femër të arrijë orgazmën:

a) Nëpërmjet stimulimit të klitorit gjatë penetrimit.

b) Nëpërmjet stimulimit direkt të pikës G.

Të dyja këto teknika duan kohë për t’u praktikuar me partnerin. Por nëse kalon kohë duke i zbuluar vetë këto mënyra, me siguri ke për të qenë më e përgatitur gjatë marrëdhënieve seksuale.

Nëse i ndjek me kujdes këto këshilla të thjeshta, atëherë me siguri orgazma për ty nuk do të jetë më një fjalë e huaj, por një burim i pashtershëm kënaqësie. /Telegrafi/

Exit mobile version