Telegrafi

“Mos u dorëzoni kurrë”, Ronela Hajati u bën thirrje fansave përmes imazheve atraktive

Ronela Hajati (Foto: Instagram/ronelahajatiofficial)

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, vazhdon të jetë ndër më me stil nga artistet shqiptare.

Ajo me anë të imazheve të ndryshme, informon fansat sa i përket jetës personale dhe karrierës profesionale.

Në një imazh të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune u ka bërë thirrje ndjekësve të mos dorëzohen asnjëherë.

Këto fraza ajo i ka bashkangjitur edhe një fotografi në të cilën duket tërheqëse, ndërsa shihej me një bluzë të bardhë.

“Mos u dorëzoni kurrë. Pa marrë parasysh se çka”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Postimi mori komente të shumta nga mbështetësit e saj, të cilët edhe në projektet muzikore mbajnë të njëjtën tempo.

Vlen të përmendet se Ronela është duke punuar në projektin e ri, i cili do të lansohet së shpejti. /Telegrafi/