Artisti i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri ka ardhur me një projekt të ri muzikor.
Projekti më i ri nga Labi mban titullin “Mos u dashuro” dhe është ripërpunim i këngës së kënduar më parë nga Selajdin Miftari dhe Flora Gashi.
Kënga erdhi e shoqëruar edhe me një klip që u realizua nga Valon Aziri dhe tashmë është lansuar në kanalin zyrtar në YouTube.
Teksti i këngës është i shkruar nga Flora Gashi dhe Vullnet Neziri, ndërsa ripërpunimi u mundësua nga Fatjon Miftari.
“Tani pas këtij momenti, kjo këngë është në dorën tuaj i dashur publik, ‘Mos u dashuro’, Zoti e bëftë mirë dhe ju bekoftë”, ka shkruar Labi në postimin në Instagram.
Theksojmë që këngëtari nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe është mjaft aktiv me mbrëmje të shumta muzikore. /Telegrafi/